MILAN (Reuters) – Ish shefi ekzekutiv i Fiat Chrysler, Sergio Marchionne sapo ka vdekur, tha sot e Mërkurë familja e aksionerëve të prodhuesit të makinave.

Marchionne ra shumë i sëmurë nga komplikacionet që u krijuan pas operacionit të fundit në një spital të Zurich, Zvicër.

Ai u zëvendësua si sshef ekzekutiv javën e kaluar, pasi Fiat Chrysler (FCA) (FCHA.MI) tha se konditat e tij shëndetësore po përkeqësohen.

“Fatkeqësisht, ajo çfarë ne kishim frikë, erdhi. Sergio Marchionne, njeriu dhe miku, ndërroi jetë”, tha presidenti i FCA, në emër të familjes Agnelli, John Elkann.

Veritas.com.al/