Ka ndërruar jetë Lefter Canaj, 55-vjeçari i cili një ditë më parë i vuri zjarrin një pacienti ne Spitalin Amerikan, ndërsa dy paciente vdiqën për shkak të flakëve.

Canaj ishte në gjendje të rëndë në spital dhe kur nuk kanë kaluar ende 24 orë nga ngjarja e rëndë ai ka ndërruar jetë.

Lefter Canaj ksihte një konflikt pronësie me Dashamir Saraçin, edhe ky në gjendje të rëndë në spital, pasi u dogj nga flakët.