Shkarkohet përfundimisht nga detyra Luan Daci, gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Vendimi është marrë sot nga KPA.

“Natyra dhe rrethanat e kryerjes së shkeljes disiplinore klasifikohet ndër më të rënda dhe e bën të papërshtatshëm për kryerjen e detyrës së gjyqtarit të këtijinstitucioni. Ndaj Kolegji vendosi shkarkimin nga detyra”, thuhet në vendimin e KPA.

Luan Daci, edhe pse kishte një vendim të drejtësisë shqiptare që e ka dënuar dhe një vendim të KPA që e kishte pezulluar ish-gjyqtarin Luan Daci ka shkuar në punë duke i sfiduar këto vendime. Trupa gjyqësore që mori vendimin, e përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese si dhe anëtaret Albana Shtylla dhe Ina Rama.

Gjyqtari Luan Daci ka reaguar pasi KPA, institucion në të cilin ka qenë anëtar, vendosi ta shkarkojë nga detyra.  Ai ka thënë se KPA shkeli Kushtetutën dhe se do i drejtohet Strasburgut.