(Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Ri Yong-ho, duke folur për luftën)/

Koreja e Veriut kërcënoi sot se do të qëllojë bombarduesit amerikan  në qiell, duke akuzuar presidentin Trump se ka “shpallur luftë” mbi Korenë e Veriut.

Ministri i Jashtëm i vendit tha se Pheniani mund të vërë në objektiv avionët luftarak të Shteteve të Bashkuara edhe kur janë jashtë hapësirës ajrore të Koresë së Veriut.

Duke folur për gazetarët jashtë hotelit “New York, ministri  Ri Yong-ho tha: “Kërkesat e Trump ndaj lidershipit tonë nuk do të lejohen më gjatë. Ai deklaroi luftë kundër vendit tonë

“Të gjithë shtetet anëtare dhe gjithë bota mund të kujtojnë qartë se ishte Shtetet e Bashkuara i pari që deklaroi luftë mbi vendin tonë.

“Përderisa Shtetet e Bashkuara deklaroi luftë mbi vendin tonë, ne do të kemi çdo të drejtë të marrim kundër-masat, duke përfshirë edhe të drejtën për të qëlluar bombarduesit strategjik të Shteteve të Bashkuara edhe kur këta nuk fluturojnë brenda hapësirës ajrore të kufijve të vendit”

Ri iu referua postimit të fundit në Twitter nga presidenti Trump: “Sapo dëgjova ministrin e jashtëm të Koresë së Veriut duke folur në OKB. Në qoftë se i bëjnë jehonë mendimeve të Njeriut Raketë, ata nuk do t’i kemi më nëpër këmbë”.

Veritas.com.al/

 North Korea's foreign minister Ri Yong-ho pictured during an appearance outside his New York hotel today