Linja Ajrore Delta ka ndaluar përgjithmonë që të udhëtojë një burrë që lëshoi thirrje pro- Donald Trump sapo hyri në bord, javën e  kaluar- sipas Daylicaller.

Burri po fluturonte me Delta Flight 248 nga Atlanta për në Allentown, Pa., kur u përfshi në një grindje politike.

“Donald Trump, baby!,” thërriti burri para pasagjerëve të tjerë në avion. “Të vinim një buçë si Hillary mbi atë? Come on, baby. Trump! Donald Trump është presidenti juaj; mallkim mbi ju!”, thërriste burri.

Pasi video rreth kësaj ngjarjeje u postua në Facebook dhe për pak ditë e panë mbi 2 milionë shikues, CEO i Airline tha se do t’i kthejnë paratë e biletës pasagjerit në fjalë.

“Ai nuk do të lejohet kurrë që të hyjë në avionët e “Delta Airline”- tha  Ed Bastian, në një memo të brendshme të hënën.

“Pasi e pyeti klientin, anëtarët e  ekipit ton bënë zgjedhjen më të mirë,”.

“Sidoqoftë, kushdo që të ishte  dëshmitar prezent në ngjarje, pa diskutim që do ta kishin nxjerrë jashtë”- tha CEO.

/Veritas.com.al/