Ndodh edhe kështu në Shqipëri. Një mjet shihet të ecë në kah të kundërt në autostradë, duke u bërë një burim i mundshëm aksidenti.

Ngjarja është shënuar këtë mëngjes në aksin rrugor Kavajë-Lushnje, në afërsi të rrethrrotullimit të Lushnjës.

Nga pamjet duket vetëm mjeti që ecën në krahun e kundërt të rrugës, teksa mjetet që i vijnë përballë  ulin shpejtësinë që t’i shmangen aksidentit të rëndë të mundshëm.