Një person është ndaluar nga policia, i akuzuar për vjedhje.  Sebastian Gjoka, 38 vjeç, me banim në Durrës u vu në pranga, si i dyshuar për vjedhjen e një shume të konsiderueshme parash në një anije.

Në kabinën e një anieje në Portin e Durrësit, Gjoka ka vjedhur rreth 1600 dollarë, duke hyrë fshehurazi. Ky  nuk është punonjës në portin e Durrësit.

Lidhur me këtë rast vijojnë ende hetimet ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për ndjekje të mëtejshme.