-Tragjedi në selinë e re të gjigantit kompjuterik: struktura metalike shtyp dy punëtorë dhe dy persona në makinë-

Një tragjedi në Seattle ku, pak pas orës 3:30 të orës lokale, një vinç i madh i përdorur për të ndërtuar një kampus të ri te Google ra.

Struktura metalike u rrëzua në rrugën ndërmjet Fairview Avenue North dhe Mercer Street, pranë bregut jugor të Liqenit Union në qendër të qytetit.

Gjashtë makina u përfshinë në aksident. Katër të vdekur: dy nga pasagjerët (një burrë dhe një grua) në bordin e një makine që kalonte aty dhe dy punëtorë (dy burra). Tre të plagosurit jo rende, përfshirë një vajzë prej vetëm katër muajsh (tani e shtruar në spital se bashku me një 27 vjeçar dhe një 25 vjeçar). Një tjetër person i mjekuar në vend u shpëtua gjithashtu. Shkaku i rënies së vinçit është ne fokus te një hetimi nga Departamenti i Punës dhe Industrisë i Shtetit te Uashingtonit.

Një dëshmitar që punonte në një ndërtesë pranë i ka treguar Seattle Times se ai ka pare rënien e vinçit –i larte rreth tetë apo nëntë kate – ndërsa shikonte rrugën nga dritarja e kafenesë së brendshme. “Ishte e tmerrshme,” ka thene, “Ngrita sytë, era frynte me të vërtetë fort. Dukej se ishte thyer në dysh. Njëra gjysmë fluturoi në një anë të ndërtesës, tjetra ra në rrugë, duke zënë të dyja korsitë “.

Veritas.com.al/