Nga: Vittorio Feltri/ Libero

Anijet e OJQ-ve që bredhin në Mesdhe, dhe jo vetëm ato, por edhe ato ushtarake, çfarë bëjnë nga anët tona? Duan të shpëtojnë të mbyturit? Ide e shkëlqyer humanitare. Ne e duartrokasim. Por nuk arrijmë të kuptojmë se për çfarë arsye misterioze, pasi e kanë përfunduar  iniciativën e lavdërueshme, në vend që t’i çojnë ne shtëpinë e tyre zezakët e varfër, na i japin neve duke i zbarkuar ato në portet tona. Është një mister.

Është e vërtetë se ekzistojnë konventa ndërkombëtare që imponojnë ndihmë për te humburit e kërcënuar nga valët, por është gjithashtu e vërtetë që përballë emergjencës së emigranteve është më mirë të rishikohen traktatet duke i përshtatur ato me realitetin aktual dramatik. Për ta bërë këtë duhet ngritur zëri dhe madje edhe grushtet, përndryshe askush nuk te dëgjon. Pra, bën mirë Salvini qe vendos, edhe pse ndonjë budalla brenda e jashtë qeverise kërkon me budallallëk duke u munduar ta ndalojnë.

Gjithkush, i çfarëdo lloj kombësie, ka të drejtën dhe ndoshta edhe detyrimin për të shpëtuar në mesin e valëve atë që po mbytet – gra, fëmijë dhe burra me muskuj palestrash nuk ka dallim, por nuk është logjikisht i autorizuar që ta dorëzojë atë tek ne Italianët e çmendur në mënyrë qe t’i mirëpresim dhe t’i mbajmë ata përjetësisht.

Thuhet se refugjatët janë njerëz të dëshpëruar që largohen nga atdheu sepse janë gjysmë të uritur. Kjo më lëndon. Por kam një kundërshtim. Deri njëzet vjet më parë, ata që largoheshin nga Afrika për të ardhur këtu, ishin shumë pak, një numër  i pallogaritshëm, dhe nuk mund të themi se atëherë kontinenti i Zi ishte një oaz, tani nuk e dimë se pse ata largohen nga atje në varka, te gjithë për të ardhur në këto anë. Pse?

Çfarë ka ndodhur?

Ata vijnë në gadishull- të bukur, të fortë, muskulozë, të pajisur me telefona celularë dhe ne jemi të detyruar t’i presim ata. A nuk do të ishte më mirë nëse ata do të qëndronin në savane për të përmirësuar kushtet e tyre të jetesës, ndoshta duke punuar? Ata duhet ta dinë se te kapërcesh detin, mbi të gjitha, sjell rrezikun për të shkuar në fund. Nëse ata aventurojnë në ujë duke i besuar tragtarëve  të paskrupullt, kjo për shkak se ata e dinë se pastaj do te shkojmë t’i nxjerrim jashtë nga stuhia. Nëse e ndalojmë se bëri këtë, ata do të ndalojnë se nisuri për këtu. Këtë e kupton çdo idiot, përveç të majtës sonë.

Veritas.com.al/

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.