Zyrtarët e Bashkimit Europian (BE) janë të shqetësuar nga vizita e presidentit të shteteve të bashkuara në Poloni.

Vizita e Trump do të jetë një përkrahje për populistët, për qeverinë e krahut të djathtë dhe do të inkurajojë mosbindjen ndaj BE, dhe do të dëmtojë “unitetin Europian”- raporton Breitbart News.

Ndalesa një ditore e presidentit gjatë rrugës për në samitin e G20 që mbahet në Hamburg- është për të kontaktuar projektin e Tre Deteve, që do të bashkojë liderët nga Europa Qëndrore, nga Shtetet Balltike dhe shtetet e Ballkanit.

Vizita është kërkuar nga Polonia në përpjekjet e saj për të përqendruar sa më shumë influencë nga jashtë Polonisë rreth qeverisë nacionaliste mbi politikat qeveritare të emigracionit dhe sovranitetit.

“Njëri i vetëm nuk e bën, por duket e dyshimtë nëse kjo duket një përpjekje për të thyer unitetin Europian”- tha një diplomat Europian duke folur për projektin e ‘Tre Deteve” për Reuters.

Një tjetër zyrtar i BE tha se kjo është ‘pjesë e përpjekjeve të Polonisë për “vet- getoizolim”.

Veritas.com.al/