( Foto: Arkiv)

Kancelari gjerman Olaf Scholz nis një vizitë dy ditore në Evropën Juglindore nga Kosova, Serbia, Maqedonia Veriore, Bullgaria si dhe në Greqi, me fokus në afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në.

Në Greqi do të zhvillohet Samiti i krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë do të mbërrijë në Greqi sot pasdite ku pritet që të takojë edhe Scholz.

Në këtë Samit, do t’i bashkohet krerëve të 13 shteteve për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon.

Gjithashtu, Samiti i SEECP-së do të përqendrohet edhe në zhvillimeve e fundit në Evropë, përfshirë luftën në Ukrainë, si dhe ndikimin e tyre në vendet e rajonit.