GABRIELLE REYES

 

Global Times e Kinës të enjten e përshkroi presidentin rus Vladimir Putin si “mysafirin më të rëndësishëm” të Lojërave Olimpike Dimërore 2022 të Pekinit, pavarësisht faktit se ekipi kombëtar olimpik i Rusisë është ndaluar nga garat nga Agjencia Botërore Anti-Doping (WADA).

“Putin, me ftesë të presidentit kinez Xi Jinping, do të vizitojë Pekinin më 4 shkurt dhe do të jetë i pranishëm në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në të njëjtën ditë, dhe të dy liderët do të zhvillojnë bisedime të thella që mbulojnë një gamë të gjerë çështjesh dypalëshe dhe ndërkombëtare”, raportoi gazeta më 3 shkurt.

“Putin është kreu i parë i huaj i shtetit që konfirmoi praninë e tij në Lojërat e 2022 vitin e kaluar,” vuri në dukje Global Times, duke shtuar, “ekspertët kinezë e konsiderojnë atë si mysafirin më të rëndësishëm të ngjarjes, duke pasur parasysh se nuk ka limit për miqësine Kinë-Rusi dhe dy liderët do të diskutojnë se si të ndërtojnë partneritet të fortë të dy vendeve.”

Rusisë aktualisht i ndalohet të lejojë atletët e saj të marrin pjesë në çdo ngjarje olimpike sipas kushteve të një dënimi të lëshuar nga WADA në dhjetor 2019 për incidente të supozuara me doping që përfshijnë atletë rusë në vitet e mëparshme.

“Rusia nuk do të lejohet të marrë pjesë, të ofrojë ose të presë ndonjë event, duke përfshirë dy edicione të Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike dhe shumë ngjarje të tjera të rëndësishme, për dy vitet e ardhshme,” përsëriti WADA më 17 dhjetor 2020, pasi fillimisht shpalli të njëjtin ndalim një vit më parë.

Atletët rusë janë ende duke marrë pjesë në lojëra, megjithatë, si pjesë e Komitetit Olimpik Rus (ROC), por nuk mund të mbajnë flamurin e vendit.

Pekini do të presë Lojërat Olimpike Dimërore 2022 nga 4 shkurti deri më 20 shkurt. Pjesëmarrja e Putinit në ceremoninë e hapjes të premten do të shënojë vizitën e tij të parë në Kinë në gati tre vjet.

“Udhëtimi do të jetë dëshmitar i takimit të 38-të midis presidentit kinez Xi Jinping dhe presidentit rus që nga viti 2013,” vëzhgoi Xinhua, agjencia zyrtare shtetërore e shtypit e Kinës, më 2 shkurt.

Xinhua publikoi një deklaratë personale nga Putin më 3 shkurt. Presidenti rus tha se ai dhe Xi “do të diskutojnë tërësisht çështjet kyçe në axhendat dypalëshe, rajonale dhe globale” gjatë bisedimeve të tyre të ardhshme dhe i përshkroi marrëdhëniet kino-ruse si “hyrje në një epokë të re”. “ të bashkëpunimit të “paprecedentë”.

“Zhvillimit të lidhjeve të biznesit sigurisht që do t’i kushtohet vëmendje e veçantë,” riveloi Putin.

Ai përmendi në mënyrë specifike “ndërtimin e katër njësive të reja të energjisë në termocentralet bërthamore kineze me pjesëmarrjen e Rosatom State Corporation [që] filloi vitin e kaluar” si një shembull i koordinimit ekonomik në rritje të Pekinit dhe Moskës.