Fjalimi i parë i Presidentit Donald Trump mbajtur para Kongresit ka ngjallur vlëerësim të fuqishëm, entuziazëm dhe ‘zjarr’ në sytë e amerikanëve- siç u shprehën shumë amerikanë në rrjetet sociale.

Vetë mediat, edhe ato të ‘betuara’ kundër president Trump kanë shpallur rezultate mahnitëse mbi vlerësimin e fjalimit të presidnetit Trump.

CNN ka shpallur rezultatin që kurrë nuk është parë në mbështetje të fjalimit të presidentit. Sipas CNN 48 për qind e dëgjuesve amerikanë e vlerësuan ‘shumë pozitiv’ fjalimin e Trump; ndërsa 22 për qind ‘diçka pozitiv’ dhe vetëm 29 për qind me ‘negative’.

Televizioni SBS, përmes sondazheve që ka krijuar, ka shpallur rezultatin se 75 përqind e shikuesve e miratojnë fjalimin e Trump, dhe vetëm 25 për qind nuk e miratojnë.

Sipas shifrave, jo vetëm Republikanët, por edhe shumë shumë demokratë kanë votuar në favor të ideve të presidentit Trump.

Po sipas SBA, fjalimi i Trump ëhstë mbështetur nga 97 për qind e Republikanëve, nga 43 për qind e Demokratëve dhe nga 72 për qind e të pavarurve.

Veritas.com.al/