Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar 1 mijë bimë narkotike kanabis sativa dhe ka arrestuar 8 kultivuesit. Ata janë kapur në flagrancë në fshatin Tragjas i Vjetër, pranë vendit të quajtur “Përroi i vilave”, në një parcelë të hapur posaçërisht për kultivimin e bimëve narkotike.

Të arrestuarit janë:

  1. Rajmond Selfaj 33 vjeç, banues në Vlorë.
  2. Saimir Hoxhallari 36 vjeç, banues në fshatin Orizaj, Berat.
  3. Taulant Kalaj 26 vjeç, banues në Vlorë (i dënuar më parë për “Vjedhje”)
  4. Dorian Rexhepaj 30 vjeç, banues në Vlorë.
  5. Geraldo Zeneli 23 vjeç, banues në Vlorë.
  6. Romarjo Ymeri 21 vjeç, banues në fshatin Orizaj, Berat.
  7. Arben Hodaj 51 vjeç, banues në Durrës.
  8. Tahir Imaj 47 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu, nga kontrolli  i ushtruar përreth zonës ku qëndronin të arrestuarit, janë gjetur (të fshehura) 4 armë zjarri; një automatik model 56, tre pushkë 10-she model 56 si dhe një krehër me 30 fishekë. Policia punon për zbulimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.