Fillimisht u përhap lajmi s en jë shtëpi u dogj në qytetin e Vlorës. Pas kësaj u mor vesh lajmi tragjik se brenda ishin djegur dy pronarë të shtëpisë. Dhe pas kësaj- një lajm akoma më i kobshëm: Se të dy, nënë e bir, më parë ishin vrarë nga vrasës të pamëshirshëm dhe pasatj u ishte vënë zjarri.

Policia gjeti trupat e pajetë të 73-vjeçares Salkie Hoxhallari dhe djalit të saj 43-vjeçar, Olsi Hoxhallari.

Banesa e tyre u gjet tërësisht e djegur, gjë që bëri të dyshohej se trupat e tyre ishin djegur nga një incident.

Por, pas ekspertizës, në trupat e viktimave janë gjetur shenja dhune. Ekspertët mjeko-ligjorë evidentuan të çara dhe dëmtime të mëdha në kokën e 43-vjeçarit dhe shenja çarjeje në fytin e të moshuarës.

Policia dyshon se djegia e trupave ka qenë e qëllimshme, pasi ata janë vrarë nga agresori. Deri më tani janë shoqëruar disa nga familjarët, të cilët po merren në pyetje, ndërsa policia po punon për gjetjen e autorëve të vrasjes.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka shoqëruar disa familjarë dhe të afërm të cilët janë marrë në pyetje. Nuk ka persona të dyshuar në lidhje me ngjarjen tragjike. Në polici janë shoqëruar kunatat dhe vajzat.

UPDATED/

Pak orë nga ngjarja, policia ka hedhur dyshimet për një vrasje të mundshme për shkak se në trupat e tyre janë gjetur shenja dhune.

Policia ka shoqëruar kunatën e viktimës dhe vajzat e saj në polici.

Ndërkohë është zbuluar dhe një konflikt të vjetër mes tyre për një sasi lekësh të vjedhur nga bashkëshorti i kunatës që aktualisht ndodhet në burg.

Ekspertiza ka zbuluar se 43-vjeçari nuk ka vdekur nga zjarri por nga shembja në kokë para ngjarjes. Ndërsa 73-vjeçarja ka pasur shenjë në qafë.

Viktimat e kësaj ngjarje të rëndë janë Selkie dhe Novruz Hoxhallari.

Veritas.com.al/