Altea Jubi, 2-vjeҫarja e cila është djegur në 70% të trupit të saj me qumësht, është nisur sot për shërbim më të mirë mjekësor drejt Turqisë.

Këtë lajm e ka dhënë kryeministri Edi Rama i cili bëri të mundur edhe dërgimin e saj në Turqi.

“Vogëlushja në rrezik për jetën nga një djegie e rëndë u nis me avion-ambulancë drejt një klinike të njohur në Stamboll . Lutemi që të kthehet shëndoshë e mirë ?” shkruan Rama.

Veritas.com.al/