Presidentja e Komisionit Europian, Usrsula Von Der Leyen, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe homologun e tij mqedonas, Dimitar Kovacevski, e cilësoi një moment historik çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjatë fjalës së saj, Von Der Leyen u shpreh se si Shqipëria si RMV kanë punuar shumë për t’ ja arritur kësaj dite të ciln qytetarët kanë vite që e presin.

Ajo tha se vendi ynë do të bashkohet për mbrojtjen civile europiane, gjë e cila do ti sjellë ndihmën e BE sa herë që të përballet me shkaqe natyrore.  Gjithashtu presidentja bëri me dije se do të ketë një rritje të investimeve në Shqipëri dhe Maqedoni

“Ky është një moment historik, sot Shqipëria dhe  Maqedonia  e Veriut kanë hapur negociatat  për aderimin në Be dhe jam shumë  e lumtur që jam këtu me ju. Ky është suksesi juaj, i juaji si qeveri dhe i qytetarëve tuaj. Keni punuar kaq shumë për të arritur deri këtu. Ju keni bërë ndryshim, jo vetëm aty ku janë të detyrueshme për rrugën drejt BE, pro sepse janë të mira për vendin tuaj. Këto reforma po japin një cilësi më të mirë jetese. Ne si BE ju kemi mbështetur dhe do të vazhdojmë ta bëjmë.

Shqipëria do të bashkohet për mbrojtjen civile europiane dhe kjo do të rrisë përballjen që qeveria duhet të ketë mbi tërmetet, emergjencat civile, dhe BE do të jetë aty dhe do ti ndihmojnë sa herë të ketë shkaqe të tjera.

Përfitimet do të jenë. Do ketë një rritje të investieve, ju do të maksimizoni impaktin e fondeve të BE, qe do të thotë punësime të reja dhe pikërisht për këtë kanë pritur kaq gjatë qytetarët. I dashur Edi do tju drejtohem personalisht,  ju keni treguar lidership, vizion, durim me sasi të mëdha dhe jo thjesht kaq, por në këto kohë ju keni treguar bashkimin tuaj me vlera europiane si partnerë të vërtetë. Urime fillimi i negociatave .

Populli shqiptar dhe ai i RMV e meritojnë dhe ne të gjithë do të jemi bashkë kur një ditë ne do të presim si Shqipërinë dhe Maqedoninë si të barabartë”, tha ajo.