Gishti i Policisë tani është drejtuar te një ‘i fortë’ në Vlorë si porositës i vrasjes së komisarit Cuku- sipas burimeve për Veritas.com.al.

Ai jetn i lirë në qytetin e Vlorës, por nën vëzhgimin e Policisë. Më parë ka qenë i dënuar me burgim për krime të rnëda kundër njeriut, por gjykata e ka lënë të lirë në rrethana të panjohura. Vetë ai ka qenë arrestuar nga Artan Cuku në kohen kur ishte komisar në komisariatin Policisë në Vlorë.

Besohet se ai ka porositur dhe paguar vrasin Mikel Shalari.

Edhe dy vëllezërit Dakaj, që dyshohen si porositës të vrasjes për shkak të gjakmarrjes, gjithashtu po mbahen nën vëzhgim nga Policia. Kujdesi më i madh është përqendruar në lëvizjet e tyre dhe në kontrollin strikt që këta të mos dalin jashtë kufijve shtetërorë.

Veritas.com.a/