(FOTO: Brandy Vela, adoleshentja qe vrau veten)

Një vajzë 18 vjeçare vrau veten përpara familjarëve në shtëpinë e saj në Teksas pas muajsh torture të pafund në mediat sociale.

Brandy Vela u dërgoi një e-mail prindërve të saj, duke i njoftuar se donte të vriste veten. Ata menjëherë shkuan në shtëpinë e tyre që kishin në qytet dhe e gjetën vajzën të gjallë, por me grykën e armës të vendosur në gjoks. Ata s’mundën ta bindnin që ta ulte armën – sipas stacionit të lajmeve KHOU.

Prindërit dhe gjyshërit ishin në shtëpi kur ajo qëlloi veten. Raul Vela, babai i vajzës, shpërthen në lot ndërsa tregon çastet e fundit të vajzës së tij sykaltër.

“Ne u përpoqëm ta bindnim  të ulte armën, por ajo ishte e vendosur,” i tha ai agjencisë. “Ajo tha se gjërat ishin trashur shumë. Ishte e tmerrshme për mua që ta shihja këtë skenë. Është e tmerrshme kur vajza jote të kërkon të kthehesh prapa. Ndihesh i pashpresë.”

Babai shprehet se vajza ishte  në shkollën e mesme, se ajo i thoshte shpesh për ofendimet që merrte në rrjetet sociale. Atë kishin vite që e ofendonin për shkak të peshës së saj, por kohët e fundit kishin hapur në rrjetet sociale disa llogari të cilat pretendonin se ishte ajo.

“Kishin hapur një faqe në të cilën thuhej që ajo ishte një nxitëse seksi,” tha ai.

Për shkak se kishte marrë thirrje ngacmuese e kishte ndërruar disa herë numrin e celularit dhe kishte bërë një denoncim në polici për llogaritë false në emrin e saj, por asgjë s’kishte ndodhur, ofendimet vazhdonin.

Policia nuk mund të bënte asgjë, sepse të dyshuarit përdornin një aplikacion i cili s’mund të gjurmohej. “Ata s’mund të bënin gjë deri sa të ndodhte diçka, si p.sh një grindje”, i tha motra e viktimës CNN-it.

Në fund të tekstit që kishte shkruar 18 vjeçarja thuhej: “ Ju dua shumë, mos e harroni këtë dhe më vjen keq për gjithçka.”

Policia e Teksasit po e heton vdekjen e saj lidhur me bulizmin kibernetik.

/Veritas.com.al/