Kur dikush na buzëqesh, na tërheqin vëmendjen zakonisht buzët dhe dhëmbët. Por ka raste kur ne shkrihemi në tërë kuptimin e fjalës kur shohim dy gropëza të bukura në faqe. Vrimat në faqe, të konsideruara si shenjë bukurie, i kanë vetëm 20% e popullsisë, ndërsa 80% tjetër i mbetet t’i sodisë! Nëse bëni pjesë tek të përzgjedhurit e lumtur, po ju zbulojmë se çfarë tregojnë ato për personalitetin tuaj.

Nga vijnë ato?

Gropëzat, këto vrima të vogla që krijohen në faqe, janë tipare të trashëgueshme të lidhura me një keqformim të muskulit zigomatik, që lidh fundin e buzëve me mollëzat. Kur ai është më i shkurtër se normalja krijohen këto gropëza të vogla, në të dyja anët e buzës. Por ka raste kur ky keqformim ndodh vetëm në një muskul, prandaj ka njerëz që u bëhet vetëm një vrimë në faqe. Përveç faqeve, vrimat mund të shfaqen edhe në hundë, në mjekër ose edhe në fund të shpinës.

Si i kanë konceptuar vrimat në faqe ndër shekuj?

Një bekim hyjnor.

Në Britaninë e Madhe, rreth shekullit të 18-të, vrimat në faqe konsideroheshin si gjurmë e gishtit të Zotit. Ata që i kishin shiheshin si njerës me fat. Ishin me shenjën e një bekimi hyjnor që do t’i ndihmonte të prosperonin në planin material. Në kultura të tjera, vrimat në faqe lidhen më tepër me suksesin në dashuri. Gratë me vrima në faqe pikasen më kollaj nga meshkujt në kërkim të një partnereje.

Shenjë e rinisë së përjetshme

Dikur, njerëzit që lindjin me këto gropëza të hukura në faqe kishin namin e sekretmbajtësit të rinisë, vitalitetit dhe urtësisë.

Në ditët tona, gjërat nuk kanë ndryshuar shumë. Përgjithësisht, foshnjat apo fëmijët e mitur që kanë vrima në faqe duken shumë më të vegjël nga ç’janë në të vërtetë.

Çfarë tregojnë vrimat?

Në faqe: shenjë bukurie dhe tërheqje seksuale

A e dinit që më shumë se gjysma e yjeve hollivudiane janë me vrima në faqe? Prisni, ka akoma! Ato konsiderohen përgjithësisht si ikona bukurie. Për më tepër, sipas studimeve të fundit, ata që kanë vrima në faqe, tërheqin më shumë vëmendje, fytyra e tyre ka më shumë hir çka shton shanset për t’u përzgjedhur si bashkëshort(e).

Vrima në mjekër: simbol force karakteri

Tek gratë, vrimëza në mes apo në fund të mjekrës, ështè shenjë force karakteri dhe këmbëngulje. Ato kanë një vullnet të hekurt dhe një vendosmëri që u mundëson të kapërcejnë çdo vështirësi dhe të ndërtojnë një karierë profesionale shumë të suksesshme. Megjithatë, ajo është provë edhe ashpërsie dhe egoizmi, çka rrezikon ta lodhë partnerin e saj i cili ndjehet i dominuar dhe i lodhur që kompromiset duhet t’i bëjë vetëm ai.

Tek burri, vrima në mjekër është shenjë force, guximi dhe një ndjenje të lartë përgjegjësie. Po ashtu, ai ka dhuntinë të ruajë gjakftohtësinë përballë situatave stresuese dhe delikate. Ai është shumë i suksesshëm me gratë të cilat ndjehen tepër të sigurta me të, por temperamenti i tij i gjallë dhe i paduruar i pengon t’i qëndrojë besnik një gruaje të vetme për shumë kohë.

/Veritas.com.al/