Një ditë pas vrasjes së 28 vjeçarit Mario Majollari në zonën e Kinostudios, kanë folur për median fqinjët e të riut, të cilët kanë shprehur konsideratë dhe fjalë pozitive për të ekzekutuarin.

Madje shumë prej fqinjëve janë përlotur në momentin kur kanë folur për të riun, mbi të cilin shprehen se ishte djalë ‘për së mbari’ dhe njeri punëtor.

Njëri prej fqinjëve ka treguar se e njeh që fëmijë Majollarin dhe se MArio ai ka jetuar me të ëmën pasi familjen e ka patur të divorcuar.

“Djalë më të mirë nuk bënte nëna!” Ky ka qenë një tjetër vlerësim I bërë nga një tjetër fqinj në zonën e ish Kinostudios.

Ndërsa një grua në moshë, përlotet kur tregon para kamerave momentet kur kuptoi se kishin vrarë 28 vjeçarin.

Fqinja1: Unë isha në shtëpi, dëgjova katër krisma, por mendova se ishin fishekzjarrë. Kur më tha djali ‘o nënë qenka mbushur dritarja plot policë’. Kur dal, mendova se i kanë vjedhur makinën djalit, por më thanë se ishte vrarë Mario. Jemi shumë të shqetësuar, ka qenë fëmijë i mbarë, punëtor”, shprehet fqinja.

-Po konfliktet që ka pasur babai i tij? Ai ka vrarë dy vetë?

-Jo nuk e njihja babanë e tij, nuk e di.

Fqinji 2: Mario ka qenë njeri i respektueshëm dhe kalamajtë i donte shumë.

-Kishte probleme këtu në lagje?

-Asnjë, me asnjë lloj njeriu.