Një anëtare e Parlamentit  të UK u vra në rrugë ditën e Enjte,  duke shkaktuar një shok të thellë në të gjithë Britaninë dhe gjithashtu pezullimin e fushatës për referendumin e javës që vjen ku do të votohet nëse vendi do të qëndrojë në BE.

Jo Cox, 41 vjeç, deputete e Partisë Laburiste, në opozitë, një zë në mbrojtje që qëndrimit në BE, u vra teksa  po përgatiste një takim elektoral në zonën ku ishte zgjedhur, në Birstall afër Leeds, në Anglinë Veriore.

 

Media raportoi se Cox ishte rrahur dhe pastaj vrarë. Policia rajonale e Ëest Yorkshire tha se një burrë 52 vjeç u arrestua nga policia shumë afër vendit ku u gjetën armët e zjarrit. “Ne nuk jemi  në pozitën që të diskutojmë motivet e krimit, tani për tani”, tha shefi i Përkohshëm i Policisë, Constable Dee Collins.

Një dëshmitar tha se burri nxori një armë të improvizuar nga çanta e tij dhe hapoi zjarr dy herë. “Unë e pashë zonjën përtokë njësoj si të shikoja të shtrirë në rërën e plazhit dhe me armene zjarrit dhe thikën drejtuar mbi fytyrë”, iu tha reporterëve Hichem Ben-Abdallah told reporters. “Ajo nuk nxirrte zë, ajo thjesht ishte në agoni”

Bashkëshorti i deputetes, Brendan, tha: “ Ajo do të donte dy gjëra mbi gjithçka tjetër: E para, që fëmijët tanë të jenë siç janë plot dashuri; dhe e dyta, që të gjithë ne të jemi të bashkuar në luftë kundër urrejtjes, që në fakt e vrau atë”.

Ehe grupet rivale të Referendumit thanë se do të pezullonin fushatën referendare.

Kryeministri David Cameron anuloi mitingjet popullore ne Gibraltar, një territor britanik në bregun jugor të Spanjës.

 

Cameron tha se vrasja e nënës së dy fëmijëve, e cila kishte punuar në Shtetet e Bashkuara për fushatën elektorale të presidentit Obama në vitin 2008, është një tragjedi.

 

“Ne humbëm një yll të vërtetë…  Është  një lajm i frikshëm, i frikshëm”, tha kryeministri.

Nuk është akoma e qartë çfarë impakti do të ketë ngjarja me referendumin e 23 qershorit për të qëndruar Anglia në BE, apo për të dalë nga BE. Disa analistë spekulojnë se ngjarja mund të nxisë fushatën për të qëndruar në Bashkimin Europian, që në fakt ndodhet në ditët e fundit dhe në disfavor para alternativës për ta lënë BE.

Sterlina britanike u ngrit ndaj dollarit pas lajmit për vrasjen e Cox, duke shtuar rreth dy cent.