Gjatë një konference për shtyp, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, presidenti Aleksandër Vuçiç u shpreh se mbështet procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Vuçiç deklaroi se do ta mbështesë këtë proces dhe se ka shumë arsye, por nuk specifikoi asnjë prej tyre.

 “Jam shumë pro që t’u jepet një regjim pa viza dhe do ta mbështes gjithmonë dhe në çdo moment, siç kam bërë gjithmonë, për shumë arsye, nuk dua të shpjegoj pse,” – tha presidenti serb.

Më herët, Vuçiç paralajmëroi reagim nëse pas 31 tetorit sekuestrohen nga autoritetet e Kosovës automjetet që kanë refuzuar të ndërrojnë targat.