Rreth 100, 000 njerëz afër maleve Mount Agung në Bali janë urdhëruar të evkuohen përderisa zyrtarët kanë frikë për një shpërthim të ri shumë të madh.

Autoritetet Indoneziane kanë rritur gjendjen e alarmit në nivelin më të lartë; aata kanë zgjeruar zonën e largimit të njerëzve rreth lavës së vullkanit.

Aeroporti i ishullit është mbyllur, duke lënë mijëra turistë në pritje në aeroport.

Autoritetet thonë se një tym i zi dhe hi janë duke zbritur poshtë majës së malit me lartësi deri në 3,400m.

Zyrtarët kanë paralajmëruar banorët që të qëndrojnë larg nga shkëmbijtë dhe mbetejet që njihen si ‘lahar’ në gjuhën indoneziane, ose lavë vullkanike., që po zbret nga mali.

Veritas.com.al/