Aplikacioni WhatsApp ka dalë jashtë funksionit mëngjesin e kësaj të marte.

Për pasojë, përdorues të shumtë nuk kanë mundësi të kenë akses në të dhe ta përdorin.

 Ende nuk dihet shkaku se pse shërbimi WhatsApp ka rënë. Ky aplikacion është ndër më të përdorurit në botë.

Një zëdhënës i kompanisë Meta, u përgjigj për Business Today në lidhje me këtë.

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz aktualisht kanë probleme me dërgimin e mesazheve dhe ne po punojmë për të rivendosur WhatsApp-in në funksionim për të gjithë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.

Downdetector, një faqe interneti që gjurmon ndërprerjet në internet në të gjithë globin, ka treguar një rritje në numrin e përdoruesve që raportojnë mosfunksionimin e WhatsApit.