Gazeta e njohur “Washington Times” (SHBA) i ka kushtuar një artikull Shqipërisë dhe diplomatëve amerikanë në vend, në veçanti Donald Lu-së, i cili edhe pse e ka mbaruar mandatin, vërtitet nëpër Shqipëri dhe nuk po largohet drejt SHBA.

ARTIKULLI i PLOTË I WT:

Ish-ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Donald Lu, njihej për axhendën e tij në mbështetje të qeverisë socialiste nën udhëzimet e Xhorxh Soros, në një nga vendet më proamerikane në botë.

Mandati i Lu-së si ambasador përfundoi kohët e fundit dhe u emërtua në ambasadën e Kirgistanit, një situatë që kërkon analiza të mëtejshme në një artikull tjetër.

Megjithatë, duket se anti-Trump-istët, të majtët, të emëruarit e Obamës në Departamentin e Shtetit janë akoma aktivë në Shqipëri, duke futur hundët te presidenti amerikan, për të cilin ata punojnë me kënaqësi dhe raportojnë, pasi ata supozohet se kryejnë një politikë administrimi jashtë shtetit.

Lejla Moisiu është drejtuesja e përkohshme e ambasadës deri sa ambasadori i ri të mbërrijë më vonë gjatë vitit. Por publikimet e saj të fundit në Twitter, vënë në dukje axhendën e saj djallëzore ndaj shefit të saj.

Ajo bëri share një postim për kreun e shkarkuar të FBI James Comey, i cili tha që presidenti kishte gënjyer. A mund të imagjinoni kreun e ambasadës amerikane në një vend të huaj që në mënyrë aktive përçmon presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe axhendën e tij?

Të gjithë politikanët shqiptarë e kanë parë këtë cicërimë (postim në twitter).

Si mendoni se do t’i trajtojnë ata njoftimet e politikës së jashtme nga Shtëpia e Bardhë, nëse e dinë se ambasada lokale nuk do t’i zbatojë kurrë ato dhe madje do të nënvleftësojë çdo iniciativë të ardhshme presidenciale në këtë cep të botës?

Shqipëria, një anëtare e aleancës së NATO-s, po bëhet një vend strategjik, ndërsa roli i Turqisë si një aleat i SHBA po vihet në dyshim.

Qeveria e tanishme është e zhytur në tregtinë e drogës dhe kriminalitetin dhe e majta në Amerikë ende mbështet, madje mbyll njërin sy ndaj aktiviteteve të saj të paligjshme. Punëtorët jobesnikë në ambasadën amerikane në Tiranë janë një problem i madh.

Presidenti Trump emëroi Kathleen Kavalec të jetë ambasadorja e re në Shqipëri. Ajo është përmendur në një hetim të kohëve të fundit, si një nga punonjëset e Departamentit të Shtetit, që ka folur me Christopher Steele për dosjen e rreme të Trump për ta ulur atë si president. Megjithatë, Shtëpia e Bardhë e Trump mund të ketë rënë në lojën e saj pasi seanca e konfirmimit të saj papritmas u shty. Ndërkohë ish-ambasadori Lu ende vërtitet nëpër Shqipëri, duke mos u interesuar të kthehet në Shtetet e Bashkuara, edhe pse nuk ka më detyra zyrtare në Tiranë.

Burimet na thonë se po bën këtë për “përgatitjen” e stafit të ri të ambasadës, për të dhënë udhëzimet për të “folur” kryeministrin socialist Edi Rama dhe për të çuar politikën e Obamës në vendin e vogël ballkanik.

Demokratët, miqtë e Obamës, do të bëjnë gjithçka për pushtet. Ata nuk kanë turp. Ata sigurisht nuk kanë të njëjtin profesionalizëm si ai që Lejla Moisiu tregon në rrjetet sociale.

Veritas.com.al/