Prej dekadash në skenë kanë hyrë edhe kamikazet femra, madje ato që kanë nisur të dalin që në vitet ‘80.Në 9 prillin e 1985-ës 16-vjeçarja libaneze Sana Khyadali u vetëshpërthye në afërsi të një karvani izraelit në jug të Libanit gjatë luftës civile libaneze.

Një fenomen që në vitet ’90 përfshiu edhe pjesën tjetër të botës.

Nga vejushat e zeza çeçene te separatistet kurde të PKK, militantët e Tigrit të Tamilit dhe kamikazet e Palestinës.

Dhe së fundmi Hasna që hodhi veten në erë sot në Paris.

Që prej vitit 2000 deri ëm sot 45 femra janë hedhur në erë.

Ato quhen vejusha të zeza pasi humbja e bashkëshortit apo e një të afërmi ka çuar në veprime kamikaze.

Rasti me më shumë viktima ka qenë në metronë e Moskës në 2010 kur dy femra kamikaze vranë 27 persona.

Midis 2002 dhe 2005 ishin femrat palestineze që ndërmorrën një numër të madh sulmesh në Palestinë kundër objektivave izraelite.

Në 2005 Abu Musab Al Zarqavi, terroristi jordanez që drejtoi Al Kaedën dërgoi katër femra kamikaze në një hotel luksi në Amman të Jordanisë.

Në sulme u vranë 60 persona.

Në të njëjtin vit një belg u martua me një islamike algjeriane.

Ajo u hodh në erë në afërsi të një karvani të ushtrisë amerikane.

Ishte e para qytetare europiane që hodhi veten në erë, megjithëse e lindur në Algjeri.

Islamikët e Boko Haram kanë rekrutuar shumë femra dhe nuk kursehen në dërgimin e tyre në misione vetëvrasëse.

Pak muaj më parë katër femra kamikaze të Boko Haram kanë vrarë dhjetra persona gjatë një sulmi në një xhami në verilindje të Nigerisë.

Avantazhi i dërgimit të femrave kamikaze mund të jetë taktik për terroristët pasi ato nuk bien në sy dhe nuk ngjallin shumë dyshime.

Objektivi i xhihadistëve është të trondisin dhe tërheqin sa më shumë vëmendje.

Përdorimi i femrave është një mënyrë shumë efikase për të arritur këto objektiva.