Pak orë pasi shtëpia e gjyshërve të saj u trondit nga shpërthimi i eksplozivit, 25 vjeçarja Xhisiela Maloku ka folur për mediat.

25 vjeçarja ka bërë përgjegjës opozitën për gjithë sa ndodhi. Edhe pse tha se nuk do të kishte më dalje mediatike, në një prononcim për mediat, nga makina e saj, Xhisiela Maloku tha se gjithçka është bërë nga  PD dhe opozita; dhe se ajo nuk është e kërcënuar nga fisi Rraja

“Mendoj se është mëse e qartë, që është bërë nga PD dhe opozita për të sulmuar drejtpërdrejt. Unë nuk jam e kërcënuar nga fisi Rraja, deri dje hipotezat ishin se jam e kërcënuar nga fisi Rraja tashmë nuk jam dhe telefonata e parë që më është bërë pasi ka ndodhur shpërthimi ka qenë e një kushëriri të Rexhepit. Ramazan Rraja ka ardhur këtu dhe më pas është larguar sepse unë nuk doja që .. pastaj ka lajmëruar policinë.”- U shpreh Xhisiela për mediat.

Veritas.com.al/