U nxitove Taulant!

Doje dhe letër higjenike? Eshtë arsye për të

lënë punën kjo Taulant? Për të lënë Ministrinë?

Unë them jo! Të mblidhje bythën Taulant!

Çfarë është ketu Danimarkë që duhet bytha e pastër? Në këtë vend nuk ka më letra! Eshtë mbyllur edhe Drejtoria e letrave të popullit. Vetëm online! Gjithçka online, Taulant! Dhe pastaj nëse jo, ti drejtoheshe PLATFORMES QEVERISESE. Do shihje Ti si të zgjidheshin pastaj edhe bytha, edhe letrat higjienike. Do

të shihnim në TV-të se si do të ishte zgjidhur halli.

Po ti…U nxitove Taulant!

Je mësuar në perëndim Ti, që ta lan bythën sifoni hidrahulik. Por jo, këtu vetëm goja

dhe dora punon! Në këtë kohë kur vendi kërkon duar të pastra, Ti kërkon bythë te pastër!

U nxitove Taulant!

Doje dhe arkiv e shkresa në zyrë nga paraardhësi. Tutkun!

Si i kërkove xhanëm. Kush le gjurmë në zyrë kur le punën në këtë vend. Po s’ke faj. Je fresh.

Nuk e di Ti si dalin me thes të zi shkresat në korridor te institucionit. Po erdhe në kohë e kape ndonjë letër, po vonove, do e bësh nga e para arkivin e zyrës.

E fundit Taulant.

Ti ishe zv Ministër. Edhe këtu ke gabuar Taulant. Zëvendësministri ankohet, largohet, pastrohet, në mungesë dhe me porosi të Ministrit. Ti, Ministren e ke gjallë.

U nxitove Taulant!

Veritas.com.al/