Ish- nënkryetar i LSI dhe ministër i Drejtësisë i dërguar nga Meta në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani, duket se është në një mendje me kryeministrin, Edi Rama, kur thotë se “Ilir Meta humbi veten në atë zyrë”.

“Edhe unë ashtu mendoj!” shkruan Manjani në rrjetet sociale duke iu referuar deklaratës së Ramës, i cili tha sot se Meta e humbi shansin për të qëndruar në zyrën e Presidentit.

Manjani ka thënë gjithashtu se ish-lideri i tij, Ilir Meta, nuk duhej të ishte fare aty, por përballë të keqes.

Manjani, i cili ka qenë Ministër Drejtësie nën logon e LSI-së, në qeverinë “Rama 1” duket se tanimë është në krahun e Kushtetutës. Ai është shprehur se  nëse e gjitha kjo nuk është një lojë, atëherë Edi Rama ka shumë të drejtë.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

‘ Edhe unë ashtu mendoj!

Ilir Meta humbi veten në atë zyrë. Nuk duhej të ishte aty fare, por përballë të keqes që qeveris pa vota e padrejtësisht!

Përballë të keqes që e rriti dhe e mbajti kaq kohë në pushtet. Të keqes që nuk i bëjnë sytë dritë që të shohë ç’i ka bërë këtij vendi.

Nëse e gjitha kjo nuk është një lojë, ka shumë të drejtë Edi Rama, pa dyshim!

Ilir Meta nuk e kishte që në fillim vendin aty.

Por tani që është aty, do t’i duhet ta pranojë. Ska rrugë tjetër!

Veritas.com.al/