I akuzuar nga Fatmir Xhafa për bllokimin e reformës në drejtësi, Ylli Manjani tha se kjo ishte një shpifje e rëndë nga ana e Kryetarit të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi.

Manjani shpërndau për gazetarët emailin që i dërgoi Fatmir Xhafës natën e kaluar, ku i kërkonte një takim tjetër me negociatorët për të biseduar edhe njëherë për draftin e propozuar nga eksperti i OPDAT. “Nuk kam thënë as po, as jo” u shpreh Ylli Manjani duke deklaruar se e gjitha ishte një shpifje e Fatmir Xhafës, një alibi e tij për faktin se nuk ka kryer detyrat e tij Kushtetuese.