Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, është pritur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 12:00, ku ka zhvilluar një takim me Prokurorët e kësaj strukture dhe me drejtuesin Arben Kraja.

Nuk dihet arsye e vizitës së Kim pranë ambienteve te SPAK.

 Ajo ka qëndruar për rreth 30 minuta. Sakaq, një ditë me parë ka përfunduar edhe afati për dorëzimin e kanditaturave për drejtimin e SPAK.

Kujtojmë se pak ditë më parë ajo zhvilloi një takim me gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme të Apelit. “E nxis çdo gjyqtar dhe prokuror të këtij vendi që ta bëjë punën e tij me ndershmëri, duke zbatuar pa mëdyshje ligjin, me guxim dhe krenari. Ne do të qëndrojmë krah jush, do të vazhdojmë të luftojmë bashkë me ju”, u tha Kim, gjyqtarëve.