Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim është shprehur se viti 2020 do të jetë një vit i madh për rrugën e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Yuri Kim u ka bërë thirrje të gjithë institucioneve të Drejtësisë që të bashkëpunojnë me njëra tjetrën dhe të çojnë përpara Reformën në Drejtësi.  Sipas Yuri Kim Prokurori është shërbëtor i ligjit dhe si i tillë duhet të shërbejë drejtësisë duke mos lejuar fajtorët të bëjnë të vuaj ata që nuk kanë faj.

“2020 është një vit i madh për rrugën e Shqipërisë drejt BE. Jemi të emocionuar për këtë. duhet të sigurojmë qëndrueshmëri dhe suksesin e këtyre Reforma. Muajt e kaluar ka treguar se ka disa individë që kanë qenë të gatshëm ti bashkohen Reformës në Drejtësi. Jemi mirënjohës për dedikimin e këtyre individëve. Është një hap i madh. Zyra e prokurorisë SPAK, do të ketë një rol të rëndësishëm në Drejtësi për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Shqipëria duhet të ecë përpara në këto pika është një kërkesë jo një zgjedhje. Duhet të eci përpara. Në 2019 zyra e prokurorit të Përgjithshëm punësoi një numër koordinatorësh. Fakti që shumë individë kanë pranuar është një vërtetim për Reformën në Drejtësi. Premtim për të sjellë ndryshim në Shqipëri. Është edhe rëndësia e koordinimit. koordinimi është mjaftë i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi. Ju bëj thirrje të komunikoni me njëri tjetrin dhe për të sjellë shërbimin ndaj drejtësisë. Një grup i madh pune është i gatshëm për të ndihmuar Shqipërinë për të luftuar kriminalitetin. Për të mbrojtur të drejtat me zbatimin e  Reformës në Drejtësi.” tha Ambasadorja Yuri Kim.

“Prokurori është shërbëtor i ligjit. Fajtori nuk duhet të shpëtoj dhe i pafajshmi nuk duhet të vuaj. Duhet të përdoret çdo mënyrë të ligjshme për të sjellë drejtësi. Duhet të përmbushen nevojat e popullit që ju u shërbeni. Përdorni fuqinë tuaj për të çuar përpara Reformën në Drejtësi. Mos i lejoni të pafajshmit. SHBA do qëndrojë pranë jush nëse i bëni këto.” tha ambasadorja Yuri Kim.

 

VERITAS.COM.AL/