Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka marrë pjesë në pjesë ditën e sotme në homazhet në nder të ish-presidentit Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë në një spital në Gjermani.

Ambasadorja është parë e shoqëruar nga përkthyesja e saj, ndërsa ka ndaluar dhe i ka shprehur ngushëllime familjarëve të ish-presidnetit.

Babai i Bujar Nishanit ka biseduar pak me Kim, ndërsa në shenjë falenderimi për prezencën e saj në këto homazhe, i ka puthur dorën ambasadores.