Detaje të reja bëhen publike përsa i përket çështjes së ish-shefit të antidrogës së Fierit Dritan Zagani, i cili ndodhet në i arratisur dhe është shpallur në kërkim ndëkombëtar nga policia shqiptar.Vendndodhja e Zaganit nuk dihet për arsye sigurie, kurse mësohet se ai është marrë nën mbrojtje nga agjenci të huaja ligjzbatuese. Ky fakt është bërë i ditur nga gazetari Basir Çollaku në studion e “Opinion”.

“Zagani është nën mbikëqyrjen e autoriteteve të vendeve të tjera”, tha Çollaku. Gazetari që intervistoi Zaganin tha gjithashtu se janë të implikuar një oficer i lartë italian dhe biznesmenë shqiptarë. Dritan Zagani ka bërë akuza të forta ndaj ministrit të Brendshëm Tahiri për implikim në trafikun e drogës.