Mbrëmjen e djeshme gjatë emisionit “opinion”në Tv Klan, u bënë publik emrat e 12 pilotëve të dyshuar ssi të përfshirë në trafik droge.

Emrat janë bërë publikë nga ish-shefi i Antidrogës së Fierit, Dritan Zagani gjatë një interviste që ai e kishte dhënë disa kohë më parë por që nuk ishte publikuar në media.

Zagani theksnte se ky dokument i kishte ardhur nga autoritetet italiane 10 ditë përpara se të arrestohej. “Këta persona kanë marrë licencafluturimi dhe dyshohet se mund të trafikonin droge nga Shqiperia në drejtim të Italisë me avionë të vegjël. 12 pesonat, emrat e të cilëve i botojmë sot me iniciale janë rezidentë në Itali. Ky është një material sekret ardhur nga partnerët italianë”, tha Zagani