Astronomët kanë zbuluar shtatë yje që mbajnë të njëjtën masë sa edhe toka, ku mund të zhvillohet jetë. Atje ka ujë në sipërfaqe- sipas BBC

Tre nga shtatë planetët kanë një masë të përafërt me Tokën dhe temperaturë të përshtatshme për lulëzimin e jetës. Në këto planetë mendohet të ketë edhe oqeane.

Është e mrekullueshme sa i ngjashëm me sistemin tonë është ky sistem i ri diellor i zbuluar. Së shpejti shkencëtarët do mund të gjejnë prova se jeta në këto planetë ekziston.

“Ne tani kemi shtatë planetë që mund të studiojnë në detaje për jetën, dhe kjo është diçka që ne tashmë jemi duke bërë”, tha Michanl Gillon, një astronom në Universitetin e Liège të Belgjikës.

“Njerëzit do të dëgjojnë më shumë dhe do të kenë më shumë lidhje me këto planetë në muajt dhe vitet që vijnë”, tha Gillon.

Një grup ndërkombëtar i studiuesve kanë përdorur një seri të hapësirës dhe teleskopët me baze toke për të gjetur shtatë planetët në sistemin e Trappist-1.

/Veritas.com.al/

Planets