Eksploratorët nga Sea War Museum Jutland, kanë lokalizuar një nëndetëse gjermane të fundosur në afërsi të brigjeve daneze.

Nuk bëhet fjalë për një nëndetëse më shumë, por për një të vetme.

Nëndetësja është një nga të paktat e llojit U-3523 që hyri në shërbim; sipas mitologjisë popullore është një nga anijet që nazistët përdorën për të transportuar ar dhe disa nga anëtarët e tyre elite- si shkencëtari dhe krimineli i luftës, Josef Mengele për në Amerikën e Jugut.

Anija nuk mbërriti kurrë në destinacion, sepse u fundos nga britanikët.

Kërkuesit shpjegojnë se nëndetësja është në gjendje të mirë dhe se gjendet në 123 metra thellësi. Pjesa e përparme e anijes është e zhytur në bazamentin e detit. Tani mbetet që të hyhet në brendësi për të zbuluar se çfarë sekretesh fsheh. Kërkuesit besojnë se mund të ketë ar. /Nga: bota.al/

Veritas.com.al/