Analizë nga: Sabah Jemishta/

M-V Rama-Basha është një lëvizje si në lojën “Damë” e diktuar nga USA.

Involvimi i Ramës në Zgjedhjet Presidenciale të USA, Nëntorin e kaluar, si ushtar i Soros, që e quajti Presidentin Trump një rrezik për qytetërimin botëror, gjë e pazakontë kjo në llojin e vet, nuk mund të kalojë pa ndëshkimin e merituar.

Shto këtu dhe instalimin në vend një Narko-Republikë si dhe tendencat e hapura totalitariste në përdorimin e pushtetit nga Rama të ngjashme me Putinin dhe Erdoganin, e vendosën USA në dilemën të ndëshkojnë Shqipërinë apo Edvinin dhe, për fatin tonë vendosën të ndëshkojnë Edvinin.

Nga zhvillimi i ngjarjeve, konkludon se PD ka bashkëpunuar me amerikanët. Shenja më domethënëse është mospranimi nga Basha i paketës McAlister, pavarësisht presionit të hapur,pa precedent që ju bë nga të gjitha anët. Basha nuk dorëzohej sepse akoma nuk ishte dorëzuar Rama para presionit jo publik të amerikanëve.

Kur Rama u vu para dy versioneve: O të largohej me dhunë nga qytetarët dhe të mbyllte karrierën politike,o të zbythej në opozitë, Rama pasi nuk i bënë punë paratë e lobimit në USA, zgjodhi variantin e dytë, atë të zbythjes në opozitë.

Për të mbajtur shpresën gjallë te mbështetësit e tij,nuk pranoi shtyrjen e datës së zgjedhjeve,me qëllim që mazhoranca e ardhshme PD+LSI të jetë sa më e dobët, për t’i dhënë mundësinë e rikthimit në pushtet.

Nisur nga precedentët e mëparshëm në vendet si ne,mund të shpresohet për Zgjedhje të lira , pasi Rama do të ketë frikë nga amerikanët për t’i manipuluar!

Zoti e bekoftë Amerikën!