Kandidati i Partisë Demokratike Fitim Zekthi, i 6-ti në Qarkun e Elbasanit i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, tha se marrëveshja midis kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha nuk ka funksionuar edhe pse e mirë në letër.

Ai u shpreh se në Elbasan vinin njerëz nga PDIU me makina që nuk i njihte as llojin e markës, ndërsa blerja e votave ishte masive.

Zekthi: Përderisa zgjedhjet u bënë në këtë mënyrë, marrëveshja në këtë pikë ka dështuar. Unë mendoj që zt.Basha ka besuar se marrëveshja mund të garantojë disa standarde minimale zgjedhore. Unë mendoj se nuk i ka garantuar. Duke marrë disa ministri mund të krijohej ideja se Rama është dobësuar, por kjo nuk ka ndodhur.

Në dy raste kam kontaktuar me ministrin e Shëndetësisë për drejtorin e Kujdesit Shëndetësor të PDIU që bënte fushatë, nuk u hoq. Kam komunikuar me ministrin e Brendshëm e njëjta gjë. Marrëveshja mund të ishte e shkëlqyer në letër, konkretisht nuk pati rezultat.

Milo: Nuk kishte instrumente për t’u zbatuar në bazë. Mbeti në zyra dhe nuk mbërriti në terren.

Zekthi: Një ditë në mëngjes më erdhi një nga fisi Bali dhe më tha: ‘Fitim, na respekto pak se në të djathtë jemi por duam ndonjë lekë’.

Edhe sikur të kishte njerëz nga PD që të jepnin para nuk e përballonin dot kurrë. Kam të dhëna pafund. I thashë Bashës ‘do të shkojë në fushatë, por nuk kam para’. Më tha ‘do të të blej një makinë’.

Kisha një makinë të vitit 1998 që ma dha PD. Vinin njerëzit e PDIU që nuk u dija as markat. Edhe PS kishte shumë nga këta.

Veritas.com.al/