Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksy ka deklaruar se linjat mbrojtëse të Ukrainës po qëndrojnë kundër sulmit rus dhe nuk ka pasur ndalim nga bombardimet e Moskës ndaj Ukrainës që nga mesnata.

“Ne nuk kemi asgjë për të humbur përveç lirisë sonë”, tha Zelenskiy, duke shtuar se Ukraina po merrte furnizime të përditshme me armë nga aleatët e saj ndërkombëtarë.

Ai tha se kishin kaluar dy vjet që kur Ukraina regjistroi rastin e saj të parë COVID-19, tashmë ai theksoi se, “ka kaluar një javë që një tjetër virus sulmoi”.

Siç raportohet nga agjencia e lajmeve ndërkombëtarë “Reuters”, Zelenskiy tha se ndryshimi i taktikave të Rusisë dhe granatimet e civilëve në qytete dëshmuan se Ukraina ishte e suksesshme në rezistimin e planit fillestar të Moskës për të pretenduar një fitore të shpejtë përmes një sulmi tokësor.