(FOTO: Lideri i Demokratëve në Senat, harry Reid)

 

Që nga momenti kur Drejtori i FBI, Comey njoftoi se ka rihapur hetimin mbi emailet e zonjës Clinton kur kjo ishte sekretare shteti e SHBA, grupimi i Demokratëve që mbështet Clinton, u vu në lëvizje kundër FBI. Vetë zonja Clinton fillimisht hapi “fushatën” kundër FBI duek iu bërë thirrje Demokratëve për reagim. Ajo, publikisht, e quajti aktin e FBI si një akt “thellësisht turbulluese”.

Pas saj, reagoi lideri i Demokratëve në Senat.

Drejtori i FBI, James Comey mund të jetë kriminel, tha lideri kryesor i Demokratëve në Senatin Amerikan.

Dje, me 30 Tetor, ai i dërgoi një letër zotit Comey.

“Veprimi juaj i muajve të fundit po dëshmon standarde të dyfishta për trajtimin e informacionit të ndjeshëm; me të cilën duket qartë se ju mbani anën e njërës parti në dëm të tjetrës”, shkruante në letër Harry Reid, Senator i Nevada-s.

“Po ju shkruaj që t’ju informoj se pala jonë ka dalë në përfundimin se veprimet tuaja mund të jenë akte të kurdisur, të cilat FBI po i përdor për të ndikuar në zgjedhje. Përmes veprimit tuaj partizan ju mund të keni shkelur ligjin”, tha Reid.

Reid nuk e përmbajti veten dhe e quajti Comney y”i pandershëm” në veprimet e tij që “ka fshehur informacionet e Rusisë” rreth Trump, dhe ndërkohë ngre dyshime ndaj Hillary

/Veritas.com.al/