Joe Biden do t’i drejtohet popullit amerikan, një ditë pas ‘fitoreve të rëndësishme të demokratëve’ dhe ndërkohë që kontrolli i Senatit nuk është përcaktuar ende.

Sipas një njoftimi nga një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, Biden do të flasë sot për rezultatet, të cilat mund të duhen disa ditë për t’u finalizuar.

Javën e kaluar, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë u kishte bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të duruar në numërimin e votave dhe të shmangin përfshirjen në teori konspirative.

E njëjta gjë pritet të përsëritet edhe sot nga Biden.

Biden gjithashtu uroi 30 demokratët për fitoren, dhe u shpreh optimist për rezultatet. Megjithatë, rezultati i zgjedhjeve kishte shqetësuar zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, të cilët po bënin plane në rast se republikanët do të merrnin kontrollin e plotë të Kongresit.

Joe Biden e kishte pranuar se një skenar i tillë do t’ia vështirësonte punën më shumë.