Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, me një postim në Facebook dhe një kartolinë me tullumbace,  u ka dërguar një mesazh ‘gazmor’ qytetarëve shqiptarë, të cilët votojnë sot në zgjedhjet parlamentare. Ai ka njoftuar se ambasada ka 34 ekipe vëzhguesish në terren për këto zgjedhje dhe mbështet 540 ekipe të tjera dhe ka nxitur qytetarët të marrin pjesë në votim.

Lu shkruan:

“Urimet më të mira për shqiptarët sot, teksa ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të votuar. Ne kemi nderin të kemi 34 ekipe të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, të cilët do të vëzhgojnë votimin dhe numërimin në të gjithë vendin. USAID do të mbështesë edhe 540 ekipe të tjera vëzhguese vendore të shoqërisë civile kudo në Shqipëri. Zgjedhjet janë një festë për demokracinë! Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet! Votoni!”

Ambasadori Donald Lu”