Nga Neil Munro/ Breitbart News/

Donald Trump është dy pikë përpara Hillary Clinton në shtetin më kritik në Pennsylvania, sipas sondazhit më të ri të Trafalgar Group.

Trump është 48.4 për qind, ndërsa Hillary është me 46.5 për qind sipas të të njejtit sondazh të firmës jo shumë të njohur deri tani.

Gjithashtu Donald Trump ka të siguruar edhe 3 për qind të një 9 përqindëshi që nuk kanë dëshmuar nëse do të votojnë apo jo dhe nuk kanë zbuluar preferencat e tyre.

Breitbart News e pyeti firmën e sondazheve pse njerëzit duhet ta besojnë se Trump ndodhet dy pikë përpara Clinton.

Ai u përgjigj: “Të mërkurën, o do të jem njeriu që do të më jepni të drejtë, ose njeriu që nuk duhet të më dëgjojë njeri më”- tha personi CEO i kompanisë së sondazheve Robert Cahaly. “Prandaj merre këtë të dhënë seriozisht”, tha ai për Breitbard. News.

Cahaly tha se sondazhi është mbështetur mbi ata votues që nuk kanë pranuar kurrë të japin intervista, as të përgjigjen në telefon. Ai ka kapur edhe kategorinë që deri tani e kanë fshehur preferencën e tyre si votues.

Kompania kishte bërë të njëjtin sondazh edhe në Michigan më 6 Nëntor, ku 1200 të intervistuarit i dhanë Trump-it 2 pikë përpara: 48.5 me 46.8. Por ajo që quhet “pyetje për fqinjin” e  përdorur në sondazhe, ka nxjerrë se Trump është ngjitur edhe 3.6 për qind, duke i dhënë atij 12.3 pikë avantazh.

“Unë besoj në këto rezultate- tha Cahaly-,  sepse fushata e Trump është krejt ndryshe nga çdo fushatë tjetër presidenciale në Amerikë. Sepse jo vetëm kandidati është sulmuar, por edhe mbështetësit e tij janë sulmuar”, tha ai.

/Veritas.com.al/