Themeluesi dhe kryeredaktori i WikiLeaks, sapo ka publikuar deklaratën e tij të fundit mbi zgjedhjet në Amerikë.

Ai thotë se muajt e fundit WikiLeaks dhe “unë personalisht” kemi qenë nën një presion të tmerrshëm për të ndaluar publikimin e atyre që “Clinton tha vetë për veten e saj”. Ky presion ka ardhur nga aleatët e saj në fushatë, duke filluar nga vetë Obama.

Në prag të zgjedhjeve është e nevojshme të regojmë pse ne kemi publikuar miliona emaile.

Sot mund të themi se në zgjedhjet e 2016, Fitimtari real është publiku Amerikan- thotë Asange- i cili  është i informuar “në saje të punës sonë”.

Miliona amerikanë kanë rendur pas informacioneve të WikiLeaks dhe i citojnë ato. Ky është një model i gazetarisë së hapur, me të cilin nuk ndjehen mirë të gjitha “portë- mbyllësit”- tha Assange.

Në të njëjtën kohë mund të them se kemi publikuar vetëm të vërteta. “Ne nuk mund të publikojmë të  pavërteta që ne nuk i kemi”- shkruan Assange.

Ne publikojmë aq shpejt sa burimet tona na informojnë dhe sa publiku mund të absorbojë. Kjo është marrëdhënia jonë me publikun dhe me burimet.

Ne kemi për detyrë të mbrojmë burimet tona. Jam me zemër të thyer për keqtrajtimin që i bëri administrata Obama njërës nga burimet tona, Chelsea Manning. Qëllimi i WikiLeaks nuk është as që të nxjerrim fitimtare Jill Stein as të hakmerremi për trajtimin anti-human të Manning.

Publikimi është ajo çfarë ne bëjmë.

Duhet të dimë se publiku amerikan e mbron me pasion të drejtën për informim; por edhe Amendamenti i Parë  jeton prej vërteti në qoftë se përsëritet në praktikë.

WikiLeaks do të mbetet gjithnjë besnik i publikimit të informacionit të vërtetë e të dobishëm- përfundon Assange

/Veritas.com.al/