Gazeta britanike “The Guardian” shkruan se një parti që favorizon demokracinë direkte, kompleton transparencën qeveritare, kryen dekriminalizimin nga droga dhe i ofron azil për Edward Snoëden. Kjo parti mund të formojë qeverinë e ardhshme në Islandë pasi të bëhen zgjedhjet, sipas sondazheve.

Duke prirë një vallë pakënaqësie popullore mbi korrupsionin e politikës dhe pas përplasjeve për financimet e pas vitit 2008 në “Panama Papers”, partia “Pirate” e Islandës po kërkon kursin drejt fitores së zgjedhjeve.

Partia Radikale, e themeluar para katër vjetësh, ka arritur deri në 5% të votave në zgjedhjet e vitit 2013, duke fituar 3 vende në Parlamentin Islandez me 63 anëtarë.

Kësaj here analistët thonë se mund të marrë 18 deri 20 vende në Parlament. Kjo mund ta vërë në pozitën që të formojë qeverinë dhe të kryesojë një koalicion me pesë parti që sot janë në opozitë.

Figura kryesore dhe lider i kësaj Partie është Birgitta Jónsdóttir, një grua 49 vjeçare, një anëtare e vjetër e parlamentit, poete, artiste dhe ish themeluese e bashkëpunëtore e WikiLeaks. Jónsdóttir thotë se nuk ka ambicie për kryeministër, aq më shumë që kërkon një strukturë horizontale në Partinë Pirate. Sidoqoftë ajo kërkon që të fshijë nga jeta e Islandës atë që ajo e quan “sistem jo-funksional”.

“Njerëzit në Islandë janë të sëmurë nga korrupsioni dhe nepotizmi”, thotë ajo. Ajo e përqas Islandën me Sicilinë të qeverisur nga “mafia e stilit familjar” plus miqtë, që ajo i ka vënë emrin “Oktapod”.

Si përkatësi tradicionale politike ajo nuk pranon të quhet “as e majtë as e djathtë. Ne jemi parti e fokusuar në sisteme”.

Mesazhet e Partisë Pirate kanë rezonuar me pjesën më të gjerë të popullsisë të Islandës, sidomos me rininë. Të Hënën Jónsdóttir dhe dy parti të tjera kolege organizuan një takim me temën: “Më pyet për çdo gjë”. Në qoftë se Pirate fiton zgjedhjet, atëherë do të organizojë referendum mbi anëtarësinë në BE.

“Ne quhemi partia Pirate duke iu referuar partive të zhvillimeve globale që janë krijuar dekadat e fundit”, tha parlamentari Smári McCarthy. “Pavarësisht nga emri ne e kemi marrë ndershmërisht dhe seriozisht punën me Islandën, aq më shumë për arsye të qëndrimit tonë agresiv kundër korrupsionit dhe veprës sonë transparente”.

Sipas një sondazhi të kryer javën e kaluar, partia Pirate, që ka ngritur flamurin e zi të piratëve në zyrat parlamentare, mundtë marrë deri 21 për qind të votave në zgjedhjet që vijnë.

/Veritas.com.al/