Tetë persona janë derguar në spital dhe katër automjete janë djegur në orët e para të mëngjesit të së martës, si pasojë e një zjarri të rënë në zonën e Astirit, Tiranë.

Sipas informacioneve nga Policia, zjarri ka rënë fillimisht në garazhin e një pallati në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë” dhe si pasojë ka shkrumbuar katër automjete.

Gjithashtu, si pasojë e zjarrit, janë dëmtuar lehtë dhe kanë shkuar për mjekim në spital shtetasit A. Xh., 28 vjeçe, F. J., 23 vjeçe, D. J., 27 vjeçe, I. Xh., 31 vjeçe, E. Xh., 27 vjeç, E. K., 35 vjeçe, M. B., 48 vjeçe dhe N. B., 50 vjeç, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë larguar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.