Një zjarr i pazakontë ka mbytur Muzeun Kombëtar të Brazilit në Rio de Janeiro, institucioni më i vjetër shkencor në vend.

Shumica e 200 milionë objekteve muzeale, ku përfshihen dëshmitë më të vjetra eshtërore humane të zbuluara në vendet e Amerikës, besohet se janë shkatërruar.

Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve. Asnjë i plagosur nuk raportohet deri tani.

Muzeumi që dikur ka shërbyer si rezidencë e familjes Mbretërore Portugeze, ka shënuar 200 vjetorin këtë vit.

Veritas.com.al/