A do të flasë zoti Berisha, apo nuk do të flasë? Kjo pyetje vërtitet sa mes radhëve të PD, aq edhe jashtë saj- në publik. Marrëveshja PD-PS ka ngjallur interes mes demokratëve, aq më tepër që duket se nuk ëhstë transparente. Po thuhet se rezultati i zgjedhjeve është paracaktuar dhe se ‘nuk ka rëndësi vota’.

Në një intervistë dhënë Lutfi Dervishit për emisionin ‘Përballë’ që transmetohet sot në RTSH 1 në orën 20:35, përveç qëndrimit për listën e re të Bashës, problemet me kritikët dhe fushatën, Berisha flet për marrëveshjen Rama- Basha, dyshimet dhe vlerësimet e tij si dhe  për nevojën për ndryshimet e paralajmëruara kushtetuese si rrjedhojë e kësaj marrëveshjeje.

Berisha gjithashtu i përgjigjet pyetjes: A kanë kuptim zgjedhjet në parti, kur “shuhen” të gjithë zërat kritikë brenda saj?.

Fjala ‘kanabis’ është zhdukur nga fushata e opozitës, dhe është përmendur nga Basha heqja e mandatit të deputetit nga populli. A është heshtja pjesë e marrëveshjes së 18 majit?

Edhe për këtë pyetje flet zoti Berisha.

Berisha pranon që partitë politike në Shqipëri, praktikisht janë kthyer në parti kryetarësh.

Ish kryeministri dhe ish kryetari PD-së flet për herë të parë pas debatit që shoqëroi listën e Partisë Demokratike dhe përgjigjet edhe për “zhdukjen apo zbehjen” e simboleve të PD-së nga fushata.

/Veritas.com.al/